Osvaldo i kthehet futbollit pas tri vjetësh

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi i Përfaqësueses së Italisë, Pablo Osvaldo ka vendosur t’i kthehet futbollit edhe pse para tri vjetësh ishte tërhequr nga loja aktive.

Mediumet argjentinase kanë zbuluar se Osvaldo është bindur nga Diego Armando Maradona që është trajner te Gimnasia dhe e dëshiron 33-vjeçarin në ekip, transmeton Koha Ditore.

Maradona është i bindur se Osvaldo mund ta ndihmojë ekipin e tij, duke pasur parasysh përvojën e madhe që e kishte në karrierë si lojtar aktiv.

Osvaldo ka 14 paraqitje me Italinë kurse ka luajtur te ekipet si Huracan, Atalanta, Lecce, Fiorentina, Bologna, Espanyol, Roma, Juventus, Inter, Boca e Porto.

Të ngjashme