OVL e UÇK-së: Gjykimi i “Rastit të Kumanovës” është politik dhe i montuar

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është shprehur kundër dënimit të shqiptarëve në “Rastin e Kumanovës” në Maqedoni.

“Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, është e indinjuar dhe reagon kundër dënimit të pjesëtarëve të quajtur si “Rasti i Kumanovës”. Ne besojmë dhe jemi të sigurt se shqiptimi i dënimit të 7 (shtatë) djemve shqiptarë me burgim të përjetshëm dhe me dhjetëra të tjerë që u dënuan me dënime të rënda drakonike, për “fajin” e vetëm se u tradhtuan nga tradhtaret dhe nga ligjet e këtij shteti artificial, nuk është gjë tjetër veçse proces i montuar i radhës që po u bëhet shqiptarëve”, thuhet në kumtesë.

“Ne si OVL të UÇK-së në Prishtinë ngrisim zërin kundër padrejtësive dhe proceseve të montuara e dënimeve politike që po u bëhen pjesëtarëve të luftërave çlirimtare të quajtur si “Rasti Kumanova””.

“Ne vlerësojmë se ky gjykim është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar politik që ndodhi pikërisht në kohën e regjimit të sotshëm në Maqedoni dhe si i tillë është gjykim i po të njëjtës mendësi të atij regjimi dhe të atyre aktorëve politik të pushtetit të deridjeshëm”.

Ripostim, nuk do të ndalemi asnjëherë duke kërkuar drejtësi për shqiptarët që po bahen padrejtësisht të burgosur në…

Gepostet von Hysni Gucati am Dienstag, 26. Mai 2020

Të ngjashme