Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka përshëndetur vendimin për lirimin e Sami Lushtakut, dhe sipas kësaj organizate, vendimi për lirimin e tij “është fitore për shqiptarët dhe edhe një humbje për Serbinë”.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përshëndet vendimin për lirimin e z. Sami Lushtaku. Vendimi për lirimin e tij, është fitore për shqiptarët dhe edhe një humbje për Serbinë”, thuhet në komunikatë.
“I kemi përcjellur me indinjatë të thellë proceset gjyqësore ndaj të gjithë bashkëluftëtarëve tanë, sepse e ritheksojmë se ishin me tendenca të dirigjuara nga shovinizmi serb. Ne presim që edhe të gjithë të tjerët të lirohen, për arsye se janë duke u mbajtur në burgje me akuza politike”, theksohet në komunikatë.