OVL e UÇK-së nuk i del në përkrahje protestës së veteranëve të Dukagjinit

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 17:09 | Nga

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin sot përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të mërkurën do të mbajë një protestë.

Protesta mbahet me arsyetimin që siç thonë ata, të mbrohen vlerat e luftës dhe dinjiteti i ish-luftëtarëve të UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, në një konferencë për media të mbajtur më herët, OVL e UÇK-së kishte bërë thirrje që mos të ketë veprime të njëanshme nga strukturat e kësaj organizate.

E Hysni Gucati, kryetari i OVL UÇK-së tha sot për lajmi.net se protesta në fjalë nuk është e përkrahur nga niveli qëndror i organizatës.

Ai tha se iniciativa e marrë nga veteranët e Dukagjinit është e njëanshme.

“Protesta nuk është e përkrahur nga kryesi e  OVL UÇK-së, ata kanë marrë një iniciativë më vete, kështu që kanë të drejtë çdo qytetar i Kosovës me protestu, mirëpo prej nesh nuk ka përkrahje sepse ne kemi dalur me qëndrim të qartë,  kjo nuk është e organizuar nga selia qendrore”, ka thënë Gucati.

Gucati tutje tha se qëndrimi i organizatës që ai udhëheq është që t’i hapet rrugë drejtësisë dhe prokurorisë që këtë proces ta dërgojë deri në fund.

“Ne kemi bërë thirrje që mos të ketë veprime të njëanshme sepse ne kemi dashur që t’i hapim rrugë drejtësisë dhe prokurorisë që ta qojnë deri në fund procesin. Si e tillë unë jam i mendimit që me rrugë dhe me protesta ne nuk arrijmë që të zgjidhim asgjë veç sa mundemi me dëmtuar drejtësinë. Ata që i kanë bo protestat le të dijnë pse i kanë bo protestat, ne jemi që drejtësia ta dërgojë deri në fund këtë”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme