Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) ka mbajtur një mbledhje të kryesisë në të cilën ka prezantuar punën që e ka bërë që nga 10 shkurti, shkruan Ekonomia Online.
Në këtë mbledhje kryesia e OVL-së nuk komentoi ndodhitë e fundit në kuvendin e Kosovës.
Kryetari i kësaj shoqate, Hysni Gucati tha se OVL nuk e do të përzihen në politikë.
“Ata janë çështje të politikës ne nuk e kemi ndërmend të përzihemi në politikë. Kështu që ne ja lëmë kuvendit, ia lëmë deputetëve t`i zgjedhin problemet e veta ata”.
Ndërsa nënkryetari i kësaj shoqate, Nasim Haradinaj, tha se do të mbështesin këdo që është i votuar nga populli.
“Ne mbështesim çdo person që vjen në qeveri të cilin populli me dorën e vet e voton. Kështu që në njëfarë mënyre ia paftë hajrin ata edhe na”, tha Haradinaj.
“Komisioni për verifikimin e veteranëve është komision i veçantë që nuk ka të bëjë me ne hiq dhe ai është komisioni përkrah qeverisë. Ai komision në njëfarë mënyre e ka bërë punën e tij të mirat edhe të këqijat po shihen sot. Ne me ligjin e ri hale nuk ka hy në aprovim për verifikimin e ri të veteranëve. Kështu që nuk është larguar ende askush dhe na nuk e dimë a është shtuar kush.Ne nuk kem listë të veteraneve. Shoqata e veteranëve të luftës nuk kemi listë nga komisioni qeveritar. Sa i përket asaj se a e meriton a nuk e meriton po them prapë se është punë e komisionit qeveritar. Ai ka të drejtën e ankesave”
“Ne jemi të vetëdijshëm që ka jo meritorë në ato lista por jemi të vetëdijshëm se shuam shokë tanë për shkaqe të natyrës sociale qoftë që kanë ikur në gurbet u ka ndodhur diçka nuk kanë mundur të aplikojnë janë ende pa hy në lista se si do të bëhet ajo do të shohim më vonë me formimin e qeverisë dhe komisionit të ri që do t`i bijnë ata”.
Ai ka konfirmuar gjithashtu se prokuroria ka filluar të merret me verifikimin e listave të veteranëve.
“Së pari prokuroria ka ndërhyrë me thirrjen tonë ne kemi qenë ata që kemi ngritur zërin të parët që këto të verifikohen dhe në momentin që thua se të verifikohen dhe tregon se kanë mund me hy edhe njerëz të tjerë të pa denjë për statusin e veteranit un besoj që prokuroria është vonuar. Kështu që tash mbetet detyra e prokurorisë ne kemi një informacion këtu që kanë filluar me u marrë me këtë çështje”.
Gjatë mbledhjes sekretari i OVL-së, Faton Klinaku lexoi raportin e punës gjashtë mujore të OVL-së. Gjatë këtyre muajve OVL organizoi aktivitete të shumta, si shpërndarje e ndihmave për veteranët, ndërtoi pesë shtëpi dhe rinovojë pesë të tjera.
Në mbledhjen e radhës, Klinaku paralajmëroi një raport më të detajuar të punës si dhe publikimin e raportit në aspektin financiar.