OVL-UÇK bën homazhe në Prekaz

Prishtinë | 06 Mar 2026 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë homazhe në Prekaz, bashkë me ta ishte kryetari i dorëhequr nga AAK, Ramush Haradinaj.

Përmes një njoftimi në facebook thanë se u përkulen sakrificës së familjes Jashari.

Njoftimi i plotë:

Komandant, sot erdhëm të përkulemi para sakrificës suaj dhe të familjes suaj.

Në mbarë vendin u nderuan edhe ushtarët e tu që të janë bashkuar në përjetësi.

Sa herë vijmë te ti, ne ushtarët e tu rikonfirmojmë amanetin tënd, që për ne është bërë betim: ta duam Atdheun ashtu siç e deshe ti.

Lavdi!

Të ngjashme