Owen Wilson këmbëngul në testin e atësisë për të vërtetuar se sërish është bërë prind

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Aktori i Hollivudit, Owen Wilson thuhet se nuk dëshiron ta shohë një vajzë të sapolindur, e cila thuhet se është e tij.

Mediat raportojnë se po kërkon që të kryhen testet mjekësore duke përfshirë edhe ADN dhe në këtë formë do të konfirmohej nëse ishte baba i vajzës së lindur dy-tre javë më parë dhe të pagëzuar Lyla.

Aktori 49-vjeçar ka qenë në lidhje disavjeçare me Varunie Vongsvirate gjersa “The Sun” deklaron se aktori refuzoi t’i jepte kujdestari nënës së saj.

Përndryshe, ndonëse nuk qëndroi në kontakt me asnjë nga nënat e dy djemve të tij, Owen mori detyrat atërore dhe për fat të mirë e kaloi kohën me djemtë, por, sipas portalit, nuk ka një synim të tillë ta bëjë me Lylan.

Edhe pse refuzon ta takojë vajzën, ai është mjaft i përkushtuar ndaj dy djemve të tij, Robert Ford Wilson (nga lidhja me Jade Duell) dhe Finn Lindqvist Wilson (nga lidhja me Caroline Lindqvist).

Kujtojmë se Sheryl Crow dhe Kate Hudson janë ish-të dashurat tjera të aktorit, me të cilat nuk ka pasur fëmijë.

Ndryshe, ylli e madh të kinematografisë amerikane do ta shohim edhe në disa projekte të reja filmike gjatë vitit të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme