Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil ka refuzuar mundësinë që të bashkohet në formë huazimi me PSG-në.
Mediat britanike raportojnë se gjiganti francez ka shprehur interesim për Ozilin pas lëndimit të Neymarit, i cili pritet të mungojë për dhjetë javë për shkak të lëndimit, transmeton Koha.net.
Ozili ka pasur vështirësi në këtë edicion pas ardhjes në krye të Arsenalit të Unai Emeryt, përkundër ishte titullar në sfidën e fundit ndaj Cardiffit.
Për të ka shprehur interesim edhe Interi, që gjithashtu e dëshiron atë në formë huazimi deri në fund të sezonit.