Pavarësisht lëndimeve që ka pasur këtë edicion, Adnan Januzaj gjithnjë e më shumë po tregohet i rëndësishëm te skuadra e Real Sociedadit. Prania e Januzajt në fushë, ndryshon gjithçka te Sociedadi për shkak të karakteristikave që i ka si lojtar, raportoi e përditshmja “AS”.
Edhe pse nuk e ka shënuar asnjë gol në kampionat dhe ka vetëm katër asistime, Januzaj me teknikën dhe depërtimet nga krahu po krijon raste për lojtarët e tjerë të Sociedadit, përcjell Koha Ditore.
Në tetë ndeshjet e fundit, ku Januzaj nuk ka qenë titullar apo ka munguar, Sociedadi nuk ka shënuar asnjë gol. Pra, janë shtatë ndeshje kampionale dhe një në Kupën e Spanjës.
Januzaj i mungoi Sociedadit në dy ndeshjet e fundit në La Liga, me Gironan që luajti pa gola në udhëtim dhe Atletico Madridin që pësoi humbje 2:0 në shtëpi.