Në organizim të Ambasadës franceze dhe asaj të Gjermanisë, të martën është mbajtur konferencë për media rreth iniciativës së koordinimit të donatorëve franko-gjermanë lidhur me trafikimin e armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor, shkruan sot Koha Ditore.
Jean-Claude Brunet, ambasador i Francës mbi çështjet e kërcënimeve dhe luftën kundër trafikimit të paligjshëm në Ministrinë franceze për Evropën, ka paraqitur objektivat dhe origjinën e iniciativës për armët në Ballkanin Perëndimor.
“Origjina vjen nga ajo që jemi duke u përballur me një situatë të tillë të trafikimit të armëve nga grupe, terroristë, që mund të ilustrohet edhe me vitin 2015 me sulmin në Paris. Shumë nga këto armë kanë qenë të ardhura nga Ballkani Perëndimor dhe kjo është një nga arsyet e rreziqeve të armëve”, ka theksuar Brunet.