“Pa veteranët e UÇK-së, Kurti do të ishte kryeministër ndoshta në Vladimir, por jo në Kosovë”

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Arton Muhaxheri, zyrtar i PDK-së, ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të veteranëve të UÇK-së, duke e kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për mënyrën si po i trajton veteranët e UÇK-së.

“As në mendimet më të errëta nuk e kisha menduar që veteranëve të UÇK-së të ju vijë dita të trajtohen në këtë gjendje nga një qeveri shqiptare”, ka shkruar Muhaxheri, në Facebookun e tij.

“Por ja që po ndodh! Po ndodh nga qeveria Kurti që pikërisht kur po festohen ditet e çlirimit nëpër qytetet tona, veteranet janë duke u trajtuar sikur nuk kanë bërë asgjë për lirinë e Kosovës pa të cilët as Albin Kurti nuk do të mund të ishte kryeministër. Ndoshta në Vladimir po, por jo në Kosovë”, është shprehur Muhaxheri.

Të ngjashme