Një pacient është dhunuar brenda ambienteve të urgjencës të Spitalit “Omer Nishani” të Gjirokastrës.
Në pamje duket që një person tenton të nxjerrë jashtë pacientin i cili gjendet në barrelë sepse ai po rënkonte nga dhimbjet.
Pacienti është dhunuar nga një person i cili nuk dihet nëse është punonjës i spitalit.
Ngjarja rëndohet më tej edhe nga fakti se aty ndodhen persona të tjerë të veshur me uniformën e Kryqit të Kuq Shqiptar, por askush nuk e ndalon dhunën, madje qeshin dhe filmojnë.