Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli sapo ka arritur në Budvë të Malit të Zi.
Ai përmes një shkrimi në facebook ka treguar për arritjen në Budvë, ku do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit perëndimor WB6.
“Sapo kam arritur në Budvë të Malit të Zi, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit perëndimor WB6. Integrimi evropian i rajonit tonë dhe shtyrja përpara e procesit të Berlinit është tema kryesore e këtij takimi”, ka shkruar Pacolli.