Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, për nder të 28 Nëntorit, ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, në shenjë nderimi për heronjtë e UÇK-së, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Marec.
I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Presidenti i Aleancës Kosova e Re ka thënë se, gjaku i derdhur për liri na obligon të gjithëve që ta ndërtojmë një vend më të mirë për gjeneratat e ardhshme.
I pari i AKR-së ka thënë se, ne sot e shënojmë festën e flamurit kombëtar, falë atyre që u sakrifikuan për të, para dhe gjatë luftës çlirimtare të Kosovës duke na e mundësuar që sot të festojmë të lirë.