Pacolli i bindur se demarkacioni votohet këtë javë

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 10:57 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, është shprehur i bindur se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi do të miratohet këtë javë.

“Jemi lodhur me deklaratat e politikanëve sot, nesër. Unë ju kam thënë java e dytë e marsit, qysh moti ju kam thënë, shikoni intervistën dhe java e dytë e marsit do të java kur do të miratohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi”.

Këto komente ai i bëri pas takimit me homologun e tij slloven Karl Erjavec, raporton Ekonomia Online.

Edhe Erjavec foli për këtë çështje. Ai tha se është e rëndësishme të këtë bashkëpunim në Ballkan, në mënyrë që kjo pjesë të mbetet hapësirë e stabiliteti.

“Dëshirojmë të realizohet liberalizmit i vizave, shpresojmë të ketë marrëveshje në parlamentin tuaj për këtë. Është e rëndësishme të këtë bashkëpunim në Ballkan. Është më rëndësi që Ballkani Perëndimor të mbetet hapësirë stabiliteti”.

 

Të ngjashme