Pacolli, Daçiqit: Ju tregoni përralla të tjera në Beograd dhe të tjera këtu

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Në Samitin Gymnich në Helsinki, ku ishin të ftuar ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe 28 ministrat e BE-së, ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, i kishte thënë homologut serb, Ivica Daçiq, se tjera përralla tregon në Beograd dhe tjera në samit.

Pacolli gjithashtu i ka thënë Daçiqit se skandalet që shteti serb ka bërë nëpër Afrikë janë të njohura tashmë për të gjithë.

“Nuk jeni engjëll, ashtu siç doni të dukeni me fjalët e bukura para kolegëve të Evropës. A ju duket evropiane dhunimi i autobusëve, i qytetarëve, i bizneseve tona në pikat kufitare, apo në territorin e Serbisë? Skandalet që ju keni bërë nëpër Afrikë janë të njohura tashmë për të gjithë”.

Duke denoncuar fushatat diplomatike të Serbisë kundër Kosovës, ku po përdoren para të paligjshme, shefi i diplomacisë kosovare ka theksuar se vendosja e taksës 100 për-qind ishte reagimi legjitim ndaj situatës së krijuar.

Të ngjashme