Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dënuar aktin barbar, që ndodhi sot në stacionin qendror të trenit në qytetin Marseille të Francës, ku sipas raportimeve mbeten të vrara dy gra dhe disa persona të tjerë u plagosën.
“Jam vërtetë i trishtuar nga sulmi barbar, që ndodhi sot në stacionin qëndror të trenit në qytetin Marseille të Francës, ku sipas raportimeve mbeten të vrara dy gra dhe disa persona të tjerë u plagosën. Akte të tillë të ulëta dhe barbare nuk janë vetëm kundër vlerave demorkatike, por, kundër çdo vlere njerëzore”.
Familjeve dhe të afërmëve të viktimave i shprehim ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejtë. Institucionet dhe populli i Kosovës qëndrojnë krah për krah me Institucionet dhe popullin francez në këto momente pikëllimi”, ka thënë Pacolli, sipas një komunikate të MPJ-së.