Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka filluar të ndërtojë banesa për banorët e Thumanës që në vitin e kaluar, që shkaku i tërmetit mbeten pa kulm mbi kokë.
E për të parë nga afër fillimin e ndërtimit në Thumanë shkoi presidenti i këtij fondacioni, Behgjet Pacolli.
Së bashku më kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Pacolli inspektuan punimet për ndërtimin e këtyre banesave.
Më këtë rast Rama i tregoi Pacollit infrastrukturën se si do të jetë ndërtimi i banesave në këtë hapësirë.
Rreth 2 000 persona pritet të akomodohen në ndërtesat që kanë filluar të ndërtohen.
Pacolli, pret që deri në vjeshtë të përfundojnë punimet.
“Dola sot për të parë fillimin e ndërtimit të banesave për personat, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti. Këto ndërtesa pritet të përfundohen në vjeshtën e këtij viti. Në to do të vendosen rreth 2 000 persona”.
Për ndërtimin e këtyre banesave, fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka dhuruar 1 milion euro.