Pacolli e Mehmeti vizitojnë bizneset në Prishtinë, të përkushtuar të përkrahin të rinjtë

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka bërë të ditur me kandidatin e për kryetar nga AKR-ja Gëzim Mehmeti kanë vizituar disa biznese në kryeqytet.

Pacolli tha se ka parë vullnet e përkushtim në punën e tyre, prandaj edhe kjo është motiv kryesor për të vazhduar përpara.

Ai shtoi se do të mbështesin të rinjtë dhe bizneset e tyre, duke iu siguruar qeverisje së bashku.

Statusi i plotë:

Sot me kandidatin per kryetar te Komunes se Prishtines z.Gezim Mehmeti, vizituam edhe disa biznese afarsite qe operojne ne qender te kryeqytetit.

Te shohesh nga afer perkushtimin e vullnetin e tyre ndaj punes, eshte motivi jone kryesor qe te vazhdojme perpara.

Vizioni i SmartCity, i cili ngerthen ne vete bashkeqeverisjen me qytetarin, transpercen e monitorimin ndaj bizneseve,sidomos ndaj bizneseve te reja, nuk do te mund te behet pa te rinjte e Prishtines. Prandaj, vota e juaj ka rendesi jetike ne kete proces zgjedhor. Le te perkrahim rinine, e ne kete menyre edhe te lejojme te realizohen vizione si Smartcity e shume projekte tjera ne te mire te kryeqytetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme