Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me djegien e flamurit të shtetit të Turqisë nga disa individë.
Pacolli e ka quajtur këtë akt si qyqar.
“Akt i shëmtuar dhe qyqar është djegja e flamurit të Turqisë, vendit i cili është mbështetës i parezervë i Republikës së Kosovës. Kosova shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën e pakursyer që Turqia i ka dhënë në procesin e shtet ndërtimit, shtimin e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin në Organizata ndërkombëtar”, ka shkruar Pacolli.
Kjo temë është ngjallur pasi një video që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon disa persona që i vënë flakën flamurit të Turqisë. Ata dëgjohen duke thënë se janë në “përkrahje të Gjergj Dedajt, poshtë Turqia, poshtë Serbia, kalle Erdoganin”.
Po ashtu për këtë ka reaguar edhe Qeveria, e cila ka ritheksuar qëndrimin e saj kundër deklarimeve dhe gjuhës fyese ndaj Republikës së Turqisë dhe popullit turk, nga kushdo qoftë.