Pacolli: Fëmijët në varfëri të skajshme, politikanët i dyfishojnë mëditjet

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 19:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbajtur Kuvendin e IV-të Zgjedhor të Forumit të Gruas në nivel qendror, ku të pranishme ishin qindra gra. Kuvendin e përshëndeti dhe presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Në fjalën e tij para delegateve, lideri i AKR-së fillimisht i falënderoi ato për pjesëmarrje dhe për punën që e kanë bërë për të ardhur deri tek mbajtja e këtij Kuvendi.

Duke folur për rëndësinë e rolit të gruas në shoqëri, Presidenti Pacolli, ka deklaruar se Aleanca Kosova e Re, gjithmonë ka lobuar për mbrojtjen dhe avancimin e gruas në shoqërinë kosovare.

“Përveç rolit të shenjtë të nënës, motrës dhe gruas si shtyllë e familjes, gruaja kosovare ka kontribuar gjithmonë edhe në shoqëri si dhe në rolet vendimmarrëse që i ka mbajtur. Edhe në Aleancën Kosova e Re roli dhe vendi i gruas ka qenë dhe do të jetë gjithmonë vendimmarrës”, ka thënë kreu i AKR-së.

Pacolli ka vazhduar fjalën e tij duke folur për gjendjen aktuale në Kosovë, të cilën e ka cilësuar si të mjerueshme. Ai ka thënë se shkaktarët e kësaj situate nuk turpërohen që t’i dyfishojnë pagat dhe mëditjet e tyre, derisa fëmijët e Kosovës jetojnë në varfëri të skajshme.

“Këta njerëz nuk përtojnë që mëditjet e tyre t’i qesin para interesit të përgjithshëm të shoqërisë. Kjo situatë nuk është ajo të cilin qytetari i Kosovës e ka ëndërruar pas çlirimit. Ne para lufte ishim të shtypur dhe të përndjekur, por e kishim shpresën se një ditë kur të jemi të lirë dhe do të rregullohet çdo gjë, por ja që doli e kundërta” u shpreh Pacolli duke shtuar se kjo situatë e mjerueshme u soll nga politikanët që udhëhoqën vendin që nga paslufta.

Duke thënë se as nëntë vjet pas shpalljes së pavarësisë ky pushtet nuk arriti ta rimëkëmb Kosovën ekonomikisht, numri një i Aleancës Kosova e Re ju ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen AKR-së. “Qytetaret tashmë janë vetëdijesuar dhe e kanë kuptuar se me këta njerëz në Kosovë nuk do të ketë ndryshim pozitiv, ndryshimi do të vijë atëherë kur me vendin do të udhëheqin njerëz të punës dhe të vullnetit të mirë, ata që ja duan të mirën qytetarit, e kjo është AKR-ja”, u shpreh lideri i Aleancës Kosova e Re.

Mirlinda Gashi zgjidhet kryetare e Forumit të Gruas së AKR-së

gashi

Më pas, Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 320 delegateve, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas së Aleancës Kosova e Re u zgjodh Mirlindë Gashi.

Duke i falënderuar të gjithë të pranishmet si dhe delegatet për besimin e dhënë, kryetarja e sapo zgjedhur ka thënë se me qeverisjen e AKR-së, do të ketë mirëqenie ekonomike, ngritje të nivelit të punësimit të grave, si dhe promovim i së drejtës dhe barazisë në trashëgimi.

“Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga kjo gjendje. Ndryshimi vjen vetëm nëse ne i themi stop këtij degradimi. Një nga prioritetet e AKR-së është sigurimi i vendit të merituar të gruas në shoqëri dhe vendimmarrje”, tha ndër të tjera Gashi.

Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet duke zgjedhur edhe kryesinë e Forumit të përbërë prej 15 anëtaresh.

Pacolli akr (2) akr (1)

Të ngjashme