Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar të gjitha grave dhe vajzave festën e 8 Marsit.
“I uroj gruas sime, nënave, vajzave dhe motrave tona ditën e 8 Marsit. Këtë ditë duhet të reflektojmë se sa me fat jemi”.
” Asnjëherë nuk mund ti shpërblejmë sa duhet, për mundin, sakrificën dhe përkushtimin e tyre. Gëzuar të gjithëve, dhe faleminderit që ekzistoni”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.