Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli po qëndron në një vizitë në Greqi, ku ka takuar edhe sekretarin e shtetit të Sllovakisë, Ivan Korcok.
Pacolli ka thënë që takimi ka qenë konkret dhe që Sllovakia ka treguar gatishmëri që të mirëpresë zyrën shtetërore të Kosovës në Bratisllavë.
“Kosova do të hapë dyer të reja dhe do të mbajë të hapura dyert e miqësisë me të gjithë vendet e botës, posaçërisht me ato europiane, apo anëtare të Bashkimit Europian. Takim konkret dhe rezultativ me sekretarin sllovak të shtetit Ivan Korçok”, ka shkruar Pacolli.
“Sllovakia do t’i përmbahet linjës së Bashkimit Europian me Kosovën dhe është gati të mirëpresë zyrën e Kosovës në Bratislavë. Do të forcojmë marrëdhëniet dhe më shumë në të gjithë planet”.
Sllovakia është një ndër 5 shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, bashkë me Qipron, Greqinë, Spanjën dhe Rumaninë.