Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli kërkoi përkushtim më të madh nga ministritë për marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.
“Dua të ngris një çështje në lidhje me dëshirën e qeverisë për t’u anëtarësu në organizata ndërkombëtare. Gjatë proceseve të aplikimit po hasim në probleme të shumta për moszbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ministritë e linjës dhe kështu informohemi vetëm nga mediet. Edhe misionet tona diplomatike kanë kërkuar që të ngritet ky problem”.