Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Gjykata Speciale po i sjell dëme shtetit të Kosovës, pasi siç thotë ai akuzat e kësaj gjykate janë të bazuara në thashetheme.
Pacolli thotë se Kosova duhet ta ngritë zërin kundër Carla Del Ponte dhe Dick Marty, përcjell Ekonomia Online.
“Kosova duhet ta ngrisë zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti, për të gjitha poshtërimet që ia bënë Kosovës dhe popullit te saj. Ku është trafikikimi me organe? Ku është shtepia e verdhë? Këto dy karikatura të dirigjuara dhe të paguara nga njerëzit e Millosheviqit, duhet të përgjigjen për krejt dëmin qe ia sollën Kosovës. Një dëm tjetër, Kosovës po ia sjell edhe kjo gjykatë, akuzat e së cilës si duket jane te bazuara në thashetheme dhe po ashtu të pregatitura dhe të sponsorizuara nga Beogradi. E pa lejuashme që një prokuror të mundohët të përqaj kombin tonë!”, tha ai.