Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se tashmë kur ka përfunduar edhe procesi i certifikimit të kandidatëve për kryetarë të komunave, për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor, partia e tij kishte dakordim paraprak me dy subjekte politike, me LDK-në dhe VV (me LDK kishte marrëveshje me shkrim) për të ecur së bashku në këto zgjedhje.
Megjithatë, Pacolli thotë se ato vendosën që në fund AKR-në ta lënë anash për shkak të interesave të tyre.
Në postim në faqen e tij në Facebook, lideri i AKR-së thotë se është shqetësues fakti që dy partitë e lartpërmendura, nëpërmjet deklaratave publike po vazhdojnë ta thellojnë hendekun, duke lëshuar akuza dhe kundër akuza ndaj njëri tjetrit.
“Unë nuk shoh asnjë perspektivë për formimin e një qeverisje të raundit të dytë, në mes LDK-së e VV-së. Nga ana tjetër, sot Kosova është në një situatë të një bllokade totale”.
“Madje flitet se në mungesë të institucioneve edhe ambasadat e Kosovës janë duke i bojkotuar proceset e rëndësishme për vendin, siç është anëtarësimi në INTERPOL dhe UNESCO. Njohjet e shtetit të Kosovës kanë stagnuar dhe askush nuk merret me atë problem. Qytetarët e Kosovës, shteti i Kosovës, miqtë ndërkombëtarë kërkojnë fundin e krizës. Pse dikush po e kërkon vazhdimin e saj? Kujt i konvenon kjo krizë?”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Tashmë përfundoi edhe procesi I certifikimit të kandidatëve për kryetar të komunave, për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor. AKR-ja kishte dakordim paraprak me dy subjekte politike, me LDK-në dhe VV(me LDK kishte marrëveshje me shkrim) për të ecur së bashku në këto zgjedhje, megjithatë ato vendosën që në fund Akr ta lejnë anash për shkak të interesave të tyre.
Përkundër kësaj, AKR futet në këto zgjedhje e pregatitur dhe e gatshme për të prezentuar vizionin e saj zhvillimor, me kandidat dinjitoz dhe me vlera të dëshmuara.
Në anën tjetër, AKR me deputetët e vet në Kuvendin e Kosovës që nga fillimi ka treguar gatishmërinë që bashkërisht me dy partitë tjera, LDK-në dhe VV të ndërtojnë një shumicë parlamentare e cila vendit do t’i jepte qeveri dhe do ta zgjidhte ngërqin politik të krijuar pas zgjedhjeve të qershorit. Këtë gatishmëri, AKR e ka treguar duke shfaqur vullnet per respektimin e cilitdo variant të marrëveshjes ndërmjet LDK dhe VV dhe duke mos u bërë barrë e ndarjes së pushtetit ekzekutiv, duke mos kërkuar ministri, ose poste tjera qeveritare.
Kushti ynë i vetëm ka qenë dhe mbetet implementimi i programit zhvillimor të Kosovës, plotësimi i kushteve për heqjen e vizave dhe krijimi i ambientit për vende të reja të punës. Megjithatë, është shqetësues fakti që dy partitë e lartpërmendura, nëpërmjet deklaratave publike po vazhdojnë ta thellojnë hendekun, duke lëshuar akuza dhe kundër akuza ndaj njëri tjetrit. Unë nuk shof asnje perspektivë për formimin e nje qeversisje të raundit të dytë, në mes Ldk e VV.
Nga ana tjetër, sot Kosova është në një situatë të një bllokade totale. Paralajmërimet e FMN se nëse vazhdon bllokada institucionale Kosova rrezikon të mos ketë buxhet as për ti paguar veteranët e UCK-së janë shumë shqetësuese. Madje, nëse vazhdohet kjo gjendje ne mund të rrezikojmë edhe pagat e shërbyesve civil të vendit, të cilët mbajnë mijëra e mijëra familje. Unë ju drejtohet këtyre liderëve me një pyetje. A po I mendojnë dëmet të cilat ndoshta edhe për inate personale, po I shkaktohen vendit. A po I mendojnë humbjet financiare të shtetit të Kosovës, humbje të cilat ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve, a po e mendojnë je Kosovës, ne këtë mënyrë po i tkurrën edhe mundsitë e levizjës së lirë e shumëçka tjetër.
Asgjë fatkeqësisht nuk është duke funksionuar.
Madje flitet se në mungesë të institucioneve edhe ambasadat e Kosovës janë duke I bojkotuar proceset e rëndësishme për vendin, siq është anëtarësimi në Interpol dhe Unesco. Njohjet e shtetit të Kosovës kanë stagnuar dhe askush nuk merret me atë problem. Qytetarët e Kosovës, shteti I Kosovës, miqtë ndërkombëtar kërkojnë fundin e krizës. Pse dikush po e kërkon vazhdimin e saj? Kujt i konvenon kjo krize?