Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, deklaroi se paqja mund të jetë e qëndueshme vetëm atëherë kur pranohet e vërteta.
Përmes një postimi në Facebook, kryediplomati kosovar theksoi se përjetimet dhe tmerret e luftës në Kosovë, qëndrojnë mbi çfarëdo shtrembërime të kohës.
“Askush mē shumë se sa miqtë tanë të përjetshëm, SHBA-të, nuk bashkēndjenë dhe solidarizohet me vuajtjet e të gjithë atyre që përjetuan tmerret e luftës në Kosovë. E vërteta e asaj kohe, qëndron mbi çfardo shtrembërime të kohës. Vetëm kur të pranohet e vërteta, ne mund të besojmë thellë se paqja e qëndrushme, i ka zënë vendin tendencave traumatike” ka shkruar Pacolli.