Pacolli: Me mendje dhe zemër jemi në Shqipëri

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas tërmetit 6.4 shkallësh që goditi Shqipërinë mëngjesin e hershëm.

“Tërmeti që goditi Shqipërinë me epiqendër në veri të Durrësit, ishte më i fuqishmi në Evropë të këtij viti”, ka shkruar ai në Facebook.

“Për fat të keq duket të ketë edhe viktima. Me mendje dhe me zemër jemi në Shqipëri. Lutemi për të gjithë!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme