Pacolli merr mbështetje nga ambasadori slloven

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim Ambasadorin e Sllovenisë të akredituar në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Gjatë këtij takimi, janë ri-konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve dhe dy popujve, me zotime dhe përkushtime të reja për forcimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve në fusha të interesit të përbashkët.

Veç ri-theksimit të mbështetjes së fuqishme sllovene ndaj anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Komunitetin Ndërkombëtarë, avancimit të agjendës euro-atlantike; një vëmendje e posaçme i është kushtuar zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve respektive.

Ministri Pacolli me këtë rast falënderoj ambasadorin Bertoncelj për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që shteti Slloven ka ofruar për sigurinë me kontigjentin e ushtrisë në kuadër të KFOR-it.

Të ngjashme