Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli do të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës në kabinetin qeveritar të Ramush Haradinajt.
Lajmin e ka bërë publik ish-ministri Enver Hoxhaj, i cili i ka dëshiruar sukses në këtë funksion.
“Unë edhe pse e kam pasion politikën e jashtme, nuk do jem më pjesë e asaj ministrie, në këtë rrugë i uroj suksese zotrit Pacolli dhe shpresoj në punë të mira e në të mirë të vendit”, ka thënë Hoxhaj.