Me ftesë të autoriteteve të shtetit nikoqir, Emirateve të Bashkuara Arabe, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar për në Abu Dhabi, për të marrë pjesë dhe përfaqësuar vendin në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që do të zhvillojë punimet më datën 1 dhe 2 mars, 2019.
Në sesionin e titulluar: “50 vjet të Bashkëpunimit Islamik: Udhërrëfyesi për Prosperitet dhe Zhvillim”, pritet të ketë përfaqësues nga 56 shtete anëtare dhe nga pesë shtese vëzhguese të kësaj Organizate, ndërsa kryediplomati kosovar, Pacolli, pritet të zhvillojë një sërë takimesh në margjina të punimeve të kësaj ngjarje.