Pacolli vazhdon “fushatën” në Kamenicë

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 17:56 | Nga

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot në Kamenicë ka filluar debatet me qytetarë për Zhvillim Ekonomik dhe Punësim. Qëllimi i këtyre debateve është ngritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje në mënyrë të drejtpërdrejt si dhe evidentimi i kërkesave të tyre për prioritetet dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen.

Duke e shpalosur vizionin e tij për zhvillimin ekonomik të vendit, në prezencë të një numri të madh të qytetarëve në Kamenicë, lideri i Aleancës Kosova e Re z.Behgjet Pacolli, ka folur për gjendjen e rëndë ekonomike në Kosovë si dhe për mënyrat se si mund të dilet nga kjo situatë.

Fillimisht numri një i Aleancës Kosova e Re, ka folur për planet e AKR-së për ndërtimin e shtetit ligjor dhe krijimin e bazës së nevojshme për investimet e huaja.

Aty u diskutua për strategjitë kombëtare të AKR-së, të bazuara në potencialet reale të vendit, si dhe për investime në sektorët me potencial për prodhim si; bujqësia, energjetika, shërbimet e avancuara si dhe shumë fusha të tjera të cilat kanë hapësirë veprimi në Kosovë.

Presidenti i AKR-së, ka drejtuar një serë kritikash ndaj qeverisë, lidhur me mënyrën e privatizimit të ndërmarrjeve publike. Ai po ashtu e ka fajësuar edhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit për shkatërrim të prodhimtarisë dhe rritje të papunësisë në vend. Pacolli ka thënë se udhëheqësia e Kosovës ka dështuar edhe në privatizim por edhe në krijimin e ambientit të sigurt dhe atraktiv për investime. “Investitorët duhet të kenë siguri që të vijnë të investojnë në Kosovë, ndërsa qeveria jonë i shantazhon ata”, është shprehur Pacolli.

Më tej lideri i AKR-së ka thënë se këto probleme nuk tejkalohen me qeverinë aktuale e cila ka krijuar një shtet jofunksional, në të cilin nuk respektohet ligji dhe nuk ka llogaridhënie. Ai ka thënë se përkujdesja e qeveritarëve ndaj qytetarëve bëhet vetëm në kohë të zgjedhjeve.
pacolli1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme