Pacolli: Në Srebrenicë dhe në Kosovë ka pasur gjenocid

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kujtuar masakrën e Srebrenicës në 26 vjetorin e saj.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se në Srebrenicë dhe Kosovë ka pasur gjenocid.

“Pse politikanët kanë frikë të pohojnë se në Srebrenicë dhe Kosovë ka pasur gjenocid në kuptimin e plotë të fjalës? Ju politikanë që predikoni sinqeritet, edukatë dhe drejtësi për të gjithë, dëshmoni tani, në këtë ditë të vështirë të atyre që pësuan nga gjenocidi shtazarak i mbështetësve të Millosheviçit! i thuani botës se NE SREBRENICE E KOSOVE KA PASUR GJENOCID”, ka shkruar Pacolli

Të ngjashme