Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli nuk ka shkuar për raportim në Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.
Kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani, tha se Pacolli ka dërguar një letër komisionit ku ka thënë se data e dakorduar përkon me vizitat që i ka jashtë vendit dhe se për këtë nuk mund të raportojë në komision, raporton Ekonomia Online.
“Ministri i Punëve të Jashtme, është ftuar por nuk i është përgjigjur letrës i cili njofton se në këto data ka qenë jashtë vendit”, tha Osmani.
“Tema që kemi ftuar ministrin ka të bëjë me gjendjen në shërbimin diplomatik, të formojmë një grup punues që do fillojë zbatimin e ligjit për shërbimet e Republikës së Kosovës”.
Komisioni në mbledhjen e mbajtur miratoi planin e punës për vitin 2018. Osmani propozoi që në planin e punës të futen këto pika: pjesëmarrja e zv.kryeministrit Hoxhaj për raportimin e procesit të aplikimit në Këshillin e Evropës; raportimi i kryenegociatorit të dialogut Kosovë-Serbi si dhe takim i përbashkët i komisioneve parlamentare nga Kosova e Serbia.
Deputetja Osmani e po e konsideron të paarsyeshme pezullimin e vizave për deputetët, ngase sipas saj, kjo u pamundëson kryerjen e punëve që u ngarkohen.
“Nuk ka arsyetim ai vendim që mos të shkojnë deputetët jashtë vendit, udhëtimi në asamblenë parlamentare të NATO-s mos të pengohet”, tha Osmani.
Ndërsa, anëtarja e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Aida Dërguti tha se vizita në asamblenë e NATO-s’ka qenë e paarsyeshme, raporton EO.
“Nuk do duhej të anuloheshin udhëtimet, vizita në asamblenë e NATO-s ka qenë e paarsyeshme të shtyhet, dhe duket jo shumë serioze”, tha Dërguti.