Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se në takimin e MSA-së në Bruksel askush nuk ka reaguar kur Serbia dhe Bosnja ka shkelur mbi parimet e CEFTA-s.
Ai ka thënë se Serbia duhet të ndalohet nga Bashkimi Evropian në keqpërdorimin e dialogut dhe obstruksionet e saj kundër Kosovës.
“Në fjalimin tim në takimin e MSA në Bruksel, sikurse në shumë sqarime që i kam bërë BE-së në të kaluarën, theksova se askush nuk reagonte kur Serbia e BiH shkelnin CEFTA-n, se Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstruksionet e saj kundër Republikës së Kosovës”.
“Ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës. Është koha për korrektësi dhe penalizim të Serbisë nga ana e BE, këtë e kërkova me ngulm”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të krye-diplomatit Pacolli në Facebook.