Pacolli për vizat: Premtimi i dhënë duhet të mbahet

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, edhe njëherë i ka bërë thirrje BE-së që të ndermarrë hapa për liberalizimin e vizave në Kosovë.

Përmes një shkrimi në “Euractik”, Pacolli, ka pohuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizim të vizave.

“Qytetarët e Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovines dhe Shqipërisë, të gjithë mund të udhëtojnë në Evropë pa viza. Vendi im, Kosova, mbetet e vetmja demokraci evropiane, shtetasit e së cilës janë të privuar nga kjo e drejtë”.

“Ne ende ballafaqohemi me situatën e turpshme ku ka nevoje per te aplikuar per vize (një proces qe te konsumon kohe dhe eshte kushtueshëm) vetëm për të bërë pushime ose për të vizituar të afërmit. Përfitimet liberalizimit të vizave janë të konsiderueshme – nxitjen e partneriteteve ekonomike, promovimin e kontakteve ndër-kulturore, përmirësimin e shkëmbimit profesional dhe arsimor, si dhe ndihmese per ndalimin e trafikanteve, shërbimet e të cilëve nuk do të kërkohen më”.

Ai theksoi se tani është koha e duhur për liberalizim dhe se situata aktuale është e padrejtë.

“Po u bëj thirrje udhëheqësve evropianë të vërtetojnë rekomandimet pozitive të bëra nga Komisioni Evropian më 18 korrik të vitit të kaluar dhe te miratuara nga Parlamentit të BE-së, duke konfirmuar se të gjitha kërkesat ishin përmbushur. E vetmja gjë që mbetet është që Këshilli i Evropës të miratojë propozimin e Komisionit, për t’i dhënë fund trajtimit të padrejtë që na është bërë”.

“Tani është koha për të bërë gjënë e duhur dhe të drejtë duke i shpërblyer këto përpjekje. Premtimi i dhënë duhet të mbahet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme