Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se partitë politike janë duke tejkaluar çdo kufi në raport me durimin e qytetarëve, për interesa të ndryshme.
Ai ka thënë më tej se të gjithë po i zvarritin proceset dhe siç ka shtuar “duket se secili po kërkon zgjedhje të reja”. Por, sipas tij, zgjedhjet nuk janë zgjidhje.
Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:
“Sot ne mëngjez, një nënë e vjetër më erdhi në shtëpi dhe në mënyrë dëshpëruese kërkonte ndihmën time për t’i mundësuar shkuarjen në Duseldorf të Gjermanisë për të vizituar djalin e saj të aksidentuar.
NUK KISHTE AS PARA, AS REZERVIM PER NDONJE BILETE, E AS VIZE.
Edhe pse do doja shumë,nuk munda t’i ndihmoja në të gjitha nevojat e saj dhe mbeta edhe unë i dëshpruar.
Është krejt e qarte se jemi duke tejkaluar cdo kufi te durimit të qytetarëve, vëllezërve dhe motrave tona me lojrat tona, inatet e teket dhe interesat e ndryshme te seicilit.
Të gjithë po zhagitin proceset, nuk po krijohet qeveria, nuk po krijohet alternativë qeverisëse e re, per t’i dalë në ndihmë qytetarit. Me këto veprime po më duket qe seicili po kërkon zgjedhje të reja.
Alternativa e zgjedhjeve të parakohshme me këtë Kod zgjedhor është jo reale.
Nuk të çon askund, veçse më keq se ku jemi.
Sot më shumë se kurrë jam i bindur se oferta ime për qeverisje me bazë të gjerë është më e drejta.
Duhet mbledhur një tryezë e partive parlamentare shqiptare ;
Të miratohet një set reformash të shpejta :
Çështja e demarkacionit;
Liberalizimin e vizave;
Kodi i ri zgjedhor;
Çështja e bisedimeve me Serbinë (afati, ekipi i ri, ofertat, grupi i konsulentëve ndërkombëtarë)
Unë kësaj platforme do t’i shtoja dhe:
Një ligj të ri për dekriminalizimin dhe vetingun.
Në qeveri duhet të bëjnë pjesë të gjithë partitë shqiptare. Me mandat të kufizuar, por me konsensus sa më të gjerë. Kjo qeveri nuk është amnisti për kërrkënd, por zgjidhja më e mirë për kohën që po kalojmë.
Bota nuk na pret ne.
Ajo nëna që më priste, familjet që duan lëvizje të lirë, zgjidhje për problemet e tyre nuk na presin.
Koha nuk pret.
Kosova mbi të gjitha!”.