Pacolli pranon rezultatin, nuk ka preferencë as për Ahmetin, as për Abrashin

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 22:30 | Nga

Kandidati i AKR-s për Kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve lokale është i pranuesheëm, ndonëse nuk arriti të futej na balotazh, njofton Klan Kosova.

Ai falendeori ata që e mbështetën, dhe tha se ky ishte verdikti i qytetarëve të Prishtinës.

“Kam pritur realisht diku rreth 13% sipas sondazheve që ne kishim nga terreni”, tha Pacolli për Klan Kosovën.

Ai përgëzoi dy kandidatët më të votuar, Shpend Ahmetin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arban Abrashin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por tha se nuk ka preferencë për asnjërin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme