Behgjet Pacolli, Ministri i Punëve të Jashtme, ka pritur gjatë ditës së sotme në rezidencën e tij Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral-Majorin italian, Lorenzo D’ Addario.
“Zhvilluam një takim shumë miqësor, përderisa diskutuam mbi zhvillimet e gjithmbarshme, që po kalon vendi ynë nga ato politike, të sigurisë dhe bashkëpunimin me KFOR-in”.
“Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës kontributit, që kanë ofruar, po ofrojnë dhe do të ofrojnë edhe në të ardhmen shtetet aleate, partnere dhe mike në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit nacional dhe atij rajonal”, shkruan Pacolli në rrjetin social Facebook.
Ja postimi i plotë i tij: