Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka pritur në takim Kryediplomatja austriake Karin Kneissl, raporton Ekonomia Online.
Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje. Më pas të dy do të dalin në një konferencë për media.
Shefja e diplomacisë austriake, do të mbajë takime të ndara edhe me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministren e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha.