Pacolli, priti në takim delegecionin e Fondit të Ballkanit Perendimor

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim delegacionin e Fondit të Ballkanit Perendimor të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i Fondit të Vishegradit, Andor F.David.

Pjesë e delegacionit ishin edhe Ambasadori i Hungarisë, Lazlo Markuz, Koordinatori i Mardhënieve Strategjike të Fondit të Vishegradit, Jiri Sykora, di dhe Zëvendës shefi i Misionit nga Ambasada Hungareze, Bela Bozsik.

Pacolli ka kërkuar nga përfaqësuesit e Fondit të Ballkanit Perendimor që të rritin kontributet financiare të Fondit nga vet shtetet anëtare.

Sipas Pacollit me këtë do të shtohej edhe më tepër vizibiliteti i Fondit dhe dobia për përfituesit e projekteve nga Shoqëria Civile të këtyre shteteve.

Nga ana tjetër delegacioni i Fondit të Ballkanit Perendimor ka përkrahur objektivin kryesor të Pacollit, që është ngritja e kontributeve financiare nga shtetet anëtare.

Ky takim u mbajt në vazhden e takimeve rajonale të Fondit të Ballkanit Perendimor, ku delegacioni ditë më parë ka zhvilluar takime në Beograd dhe Podgoricë, kurse do të zhvilloj takime në Shkup, Tiranë dhe Sarajevë.

Fondi i Ballkanit Perëndimor është një organizatë ndërkombëtare e krijuar nga qeveritë e Palëve Kontraktuese të BP6: Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi.

Objektivi kryesor i Fondit është të nxisë bashkëpunimin midis pjesëtarëve, te fuqizojë marrëdhëniet dhe kohezionin rajonal, si dhe te nxisë e promovojë integrimin në Bashkimin Evropian.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme