Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar fotografinë e fundit të 32-vjeçarit Arjan Sala, pak para se të vdiste.
Para disa ditësh Arjan Sala është gjetur pa shenja jete, pasi ai fillimisht shpëtoi kolegët nga zjarri në një magazinë në periferi të Tiranës.
Ai është quajtur hero nga Pacolli.
“Fotografia e fundit e heroit Arjan Sala në ambientet e magazinës ku ra zjarri që fatkeqësisht i mori jetën 32 vjeçarit. Heronj si ai nuk duhet të harrohen. Lavdi”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Arjan Sala ishte shefi i rojeve të sigurisë, i cili bëri të mundur nxjerrjen e 25 punonjësve që punonin për sigurinë e godinës. Në momentet e fundit, ai është bllokuar në katin -1, pasi flakët shpërthyen.