Pacolli: Punët s’po shkojnë sipas planit, seanca për demarkacionin është dashur të mbahet dje

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 11:25 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se seanca për demarkacionin është dashur që të mbahet dje.

Kreu i AKR-së thotë se punë nuk po shkojnë sipas planit në koalicionin qeverisës sa i përket kësaj çështje, raporton Ekonomia Online.

Edhe pse shpreh i bindur se ujdia do të kalojë shumë shpejt në mënyrë që të mos mbesin peng qytetarët.

“Unë jam shumë i bindur se demarkacioni do të kalojë. Sigurisht nuk po shkon sipas planit unë kam shqetësuar që dje do të ndodhte seanca nuk ndodhi”.

“… shpresoj dhe dua të besoj që çdo moment është i mirë për miratimin e këtij dokumenti i cili na ka lënë peng edhe neve, por edhe qytetarëve të Kosovës”.

Këto komente ai i bëri pas takimit me homologen kroate Marija Pejçinoviq-Buriq në një konferencë të përbashkët.

Pacolli dje u shpreh i bindur se demarkacioni do të kalojë këtë javë.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/pacolli-bindur-se-demarkacioni-votohet-kete-jave/

 

Të ngjashme