Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka mbajtur konferencë për medie në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Pacolli ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të bashkëpunojë me AKR-në për të bërë programe më shumë për të rinjtë, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se rinia e Prishtinës meriton të jetë target i kompanive evropiane.
“Rinia e Prishtinës meriton të jetë target i kompanive evropiane dhe jo të ikë jashtë për zgjidhje, por duhet të ofrohen zgjidhje brenda Kosovës për ta”, tha ai.
“Ne nuk premtojmë, ne zbatojmë, ofrojmë alternativa , unë jam ndryshe sepse vij nga fusha e biznesit dhe menaxhmentit, ne ofrojmë alternativa për qytetaret e Prishtinës dhe të rinjtë e saj”.