Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behegjet Pacolli, ka treguar pse e ka votuar sot Qeverinë e re në krye me Albin Kurtin.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se AKR vendosi të votojë qeverinë e Albin Kurtit falë konstruktivizmit dhe interesit kombëtar dhe shtetëror.