Kryediplomati Behgjet Pacolli ka njoftuar se në vazhdën e ditës së dytë të punimeve në kuadër të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-së, ka zhvilluar takime të shumta për të fuqizuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se është takuar me homologët e tij nga Kuvajti, Bangladeshi, Gambia, Gaboni dhe vendet e tjera, transmeton Klan Kosova.
“Në të gjitha këto takime jemi pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin dypalësh dhe këto vende kanë konfirmuar mbështetjen e tyre ndaj Kosovës në proceset që është duke kaluar”.
“Një takim të veçantë kisha me homologun nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah bin Zayeed, me të cilin u pajtuam për të punuar në thellim dhe bashkëpunim dypalësh, në lidhje me investime, shkëmbim tregtar she sfera të tjera të nxitjes së bashkëpunimit ekonomik”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryediplomatit Pacolli në Facebook.