Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim të ndarë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Shefin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE-së) në Kosovë, Ambasadorin, Jan Braathu.
Në margjina të këtij takimi, Ministri i Jashtëm Pacolli e ka informuar Ambasadorin Braathu mbi zhvillimet e gjithmbarshme politike në vendin tonë, të arriturat e deritanishme, si dhe për objektivat dhe synimet e Qeverisë së Republikës për vitin e ri kalendarik.
Në ndërkohë, Ambasadori Braathu e ka njoftuar Ministrin Pacolli në lidhje me planet dhe aktivitetet e këtij Misioni në Kosovë për vitin e ardhëm, si dhe për prioritetet e shtetit Italian, e cila do të jetë kryesuese e OSBE-së gjatë vitit 2018.