Behgjet Pacolli gjatë një bashkëbisedimi me bizneset e shumta në Gjilan tha se AKR mbeti jashtë institucioneve qendrore, por në anën tjetër ne jemi përgatitur për sfida të reja.
“AKR është e përgatitur për sfida dhe programi ynë është i bazuar vetëm në punë”.
Behgjet Pacolli tha se fatkeqësisht edhe katër vite kaluan boshë. “Unë e dija shumë mirë dhe më kujtohet se është e pamundur që dikush të krijon fonde për punësim me parat e huaja. Edhe pse isha i vetmuar në këtë debat timin se kjo nuk do të ndodhë. Vinin partitë tjera dhe premtonin mijëra vende të reja të punës. Pra thjesht keni besuar në diçka boshe dhe me premtime kote”, raporton rajonipress.
Pacolli tutje tha se ka kërkuar që të kthehet autostradën kah Anamorava dhe të lidhet me autostradat evropiane. “Autostrada shkojë në Kaqanik dhe Anamorava u anashkalua”.
Kosova aktualisht ka nevojë për njerëz që kanë vepra, që kanë njohuri e përvojë. “Jemi këtu prapë dhe unë sërish më duhet të flasi me gjuhën e argumenteve” tha Pacolli.
Pacolli tha se AKR mbeti jashtë institucioneve qendrore, por në anën tjetër ne jemi përgatitur për sfida të reja. “AKR është e përgatitur për sfida dhe programi ynë është i bazuar vetëm në punë. Mos i harroni lojërat që bënë partitë tjera me elektoratin”.
AKR sipas Pacollit do ta mbroj qytetarin dhe kauzën e tij të drejtë. “Programi ynë qeverisës është i bazuar dhe i argumentuar duke filluar nga administratë e reduktuar derisa shtyllë kryesore e zhvillimit të Kosovës i ka dy shtylla: bujqësinë dhe shërbimet”.
Sipas Pacollit bujqësia po degradohet çdo ditë e më shumë.”Shikojini tokat djerrinë dhe shikoni si degradohen lumenjtë, tokat bujqësore. Thjesht ka munguar qasja pozitive ndaj kësaj dukurije” tha Pacolli.
Pacolli tha se do të përkrah çdo ide apo ofertë që lidhet me zhvillimin ekonomik dhe teknologjinë bazike e industriale.
“AKR ka një strategji rreth privatizimit dhe do të verifikohet çdo tokë që është shitur ose blerë”.
Pacolli tha se me AKR në qeverisje do të ketë rritje të vendeve të punës, rritje të hyrave buxhetore, do të krijojë lehtësira për liberalizim të tregut dhe do të implementojë reforma për ta mbrojtur prodhimin vendor.”Është shkatërruar imazhi i Kosovës dhe nuk kemi as respekt nga të tjerët. Do ta kthejmë imazhin që e meritojmë me punë të dinjitetshme dhe ngritje të standardit jetësor” tha Pacolli.
Edhe, Ibrahim Rexhepi tha se AKR është çelësi për zgjidhjen e zhvillimit ekonomik. Debatin e ka përshëndetur edhe Nuhi Nuhiu e Ismet Hajdini.