Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar homologen e tij kroate, Marija Pejcinoviq Buriq.
Pacolli ka treguar se do të mbahet edhe një forum i përbashkët ekonomik Kosovë-Kroaci, njofton Klan Kosova.
“Takim shumë miqësor me ministren e jashtme kroate Marija Pejcinoviq Buriq”.
“Raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona do t’i avancojmë ekonomikisht duke organizuar forumin ekonomik për të fuqizuar edhe më tej lidhjen ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.