Pacolli thotë se tri shtete kanë dhënë garanci për të akuzuarit në Hagë

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar për Euronews Albania se 3 shtete kanë dhënë garanci për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

“Unë e di se tre shtete kanë dhënë miratimin për pranimin e të paraburgosurve, nëse gjykata ose gjyqtari vendos që ata të lirohen në liri. Nëse ka nevojë të paguhet ndonjë shumë financiare, unë nuk mund të them dot asgjë”, u shpreh Pacolli, teksa shtoi se pret që ata të lirohen.

Ish-presidenti rrëfeu edhe 4 orët e takimit me ish-krerët e UÇK, ku tha se ata ishin mirë dhe se të gjitha akuzat ndaj tyre janë të pavërteta.

“I pashë të tre, Veseli, Thaçi, Selimi, të gjithë ishin mirë. Kalova 4 orë më ta dhe u ktheva. Ishte një ndjenjë e bukur të qëndroje me ta, por u mërzita kur i lashë në fund”, tregoi Pacolli.

“I demoralizoi fakti që procesi gjyqësor fillon në diku në prill në maj, gabim i presidentit dhe institucioneve ne përgjithësi. Ne nuk kemi reaguar’, shtoi ai.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme